Tuesday, April 23, 2013

“Mars One”, kërkohen vullnetarë për të jetuar në Mars

Misioni “Mars One” ka filluar zyrtarisht kërkimet për vullnetarë të cilët do të fluturojnë dhe do jetojnë në planetin e kuq. Në një konferencë për mediat në Nju Jork, Shefi Ekzekutiv i kompanisë Bas Lansdorp, bëri thirrjen publike për të gjithë ata persona që janë të interesuar për të fluturuar drejt Marsit. 


Personat që do të ndërmarrin nismën për të nisur aventurën e re, nuk do të kenë mundësinë për tu rikthyer në tokë, pasi fluturimi do të jetë vetëm “vajtje”. 
Drejtuesit e misionit shprehen se, ende nuk është krijuar teknologjia për tu rikthyer nga Marsi në Tokë, ndërsa misioni parashikon ngritjen e një kolonie të përhershme të njerëzimit në planetin e Kuq. Nisja, mbërritja dhe disa fragmente të misionit do të transmetohen drejtpërdrejt në internet. Personat e përzgjedhur do të trajnohen për 7 vite me radhë, ndërsa fluturimi parashikohet të kryhet në vitin 2023. 

No comments:

Post a Comment